Rikthehet Premier Liga, ja formacionet zyrtare të Crystal Palace e Arsenal – foto

Rikthehet Premier Liga, ja formacionet zyrtare të Crystal Palace e Arsenal – foto

Liga më atraktive e futbollit në botë, Premier Liga angleze, e fillon sot edicionin e ri 2022/23 me një përballje londineze, ku skuadra e Crystal Palace e pret në shtëpi Arsenalin.

Hera e fundit që këto dy skuadra e hapën sezonin e ri të Premier Ligës ishte në vitet 2014/15, ku asokohe atë ndeshje e fitoi skuadra e Arsenalit me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Gjatë përgatitjeve parasezonale, Crystal Palace zhvilloi plot nëntë ndeshje miqësore, nga të cilat regjistroi pesë fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Smith-Rowe, Tomiyasu dhe Vieira, kurse te Crystal Palace do të mungojnë Butland, Johnstone, McArthur, Olise dhe Tomkins.


Tani, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare të ndeshjes së sotme, dhe ato i gjeni më poshtë.

Crystal Palace

Arsenal

Lexo edhe

Video