Rikthehet futbolli në KUJTESA!

Rikthehet futbolli në KUJTESA!

Pas një pushimi prej pak më shumë se dy muajsh, Bundesliga kthehet me ndeshje dhe tranmetimin e tyre në platformën e Sportit në KUJTESA. Klubet gjermane vazhdojnë të luajnë nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Për dallim nga propozimet e Premier League për të përdorur ambiente neutrale, skuadrat e Bundesligës do të luajnë ndeshjet në stadiumin e ekipit vendas si zakonisht. Ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura, pa tifozë dhe lojtarët do të marrin masa paraprake shtesë.

Mirëpo, vendimi për të rifilluar ligën në këtë kohë dhe në këtë mënyrë është akoma duke shkaktuar polemikë. Me një pushim kaq të gjatë që nga raundi i fundit i ndeshjeve, dhe me një gamë të tërë ndryshimesh për shkak të virusit COVID-19, disa nga format dhe rregullat e mëparshme të ndeshjeve dalin jashtë funksionit.

Këto janë disa nga rregullat e reja nga për ekipet dhe lojtarët e Bundesliga:

  • Lojtarët testohen një ditë para një loje.
  • Rezultatet jepen në ditën e ndeshjes. Izolimi për dy javë pas një testi pozitiv COVID-19.
  • Një ekip është i ndarë në tre Autobusë, për shkak të Distancës Sociale
  • Lojtarët do të hynë në fushë veç e veç.
  • Nuk do të ketë shtrëngime duarsh.
  • Lojtarët duhen të qëndrojnë në hotele rreth stadioneve pa asnjë vizitorë të lejuar dhe ushqimi t’u dërgohet në dhoma, nga stafi i klubit.

COVID-19 mund të dëmtojë lojtarët në mënyra të tjera, duke u shkaktuar frikë nga virusi, lojtarët mund të preken edhe mentalisht. Mesfushori i FC Koln Birger Verstraete ka shprehur shqetësimet e tij për sigurinë, duke theksuar se ka edhe lojtarë të tjerë që ndjehen njësoj. Të ndikuar nga faktorët mendorë, është e vështirë të parashikohet se si lojtarët do të përgjigjen duke luajtur me stresin dhe shqetësimin në rritje, të shkaktuar nga koronavirusi.

Vetëm tetë pikë i ndajnë pesë ekipet e para në Gjermani, megjithëse Bayern Munich është favorit për të fituar një titull tjetër me një epërsi prej katër pikësh, me Dortmund dhe Leipzing që deshirojnë ta ndalin dominimin 7 vjeçarë të Bayern Munich. Bayern, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig kanë të shënuara më shumë se 60 gola të ligës pas 25 ndeshjeve, kështu që lojërat e tyre zakonisht ofrojnë argëtim.

Kujtesa mban të drejtat ekskluzive të transmetimit të Bundesligës në Kosovë dhe do të sjellin emocionet e kësaj lige për të gjithë abonentët e saj. Vikendi do të ketë lezetin e vet me rikthimin e Bundesligës në Televizionet tona. Në vazhdim i keni të gjitha ndeshjet që do të transmetohen live dhe orarin e tyre, në mënyrë që të planifikoni vikendin me sa më shumë futboll.

E Shtunë, 16 Maj


15:00 – Borussia Dortmund vs. Schalke

15:00 – RB Leipzig vs. Freiburg

18:30 – Eintracht Frankfurt vs. Borussia Monchengladbach

E Diele, 17 Maj

15:30 – Koln vs. Mainz

18:00 – Union Berlin vs. Bayern Munich

E Hëne, 18 Maj

20:30 – Werder Bremen vs. Bayer Leverkusen

Lexo edhe

error: