Sot do të rikthehet futbolli kosovar, me ndeshjen Prishtina – Drenica, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës.
Do të jetë takimi i parë që zhvillohet pas tre muaj pauzë shkaku i pandemisë.
Ndeshja vlen për gjysmëfinalen e parë të DigitAlb Kupës së Kosovës dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Asnjë tifozë nuk do të jetë i pranishëm, zyrtarëve të takimit dhe mediave./KosovaPress/