Rikthehet furnizimi i rregullt me ngrohje nga “Termokos”

Rikthehet furnizimi i rregullt me ngrohje nga “Termokos”

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është rikthyer furnizimi i rregullt me ngrohje. Kështu ka njoftuar ndërmarrja “Termokos”.


“NP ‘Termokos’ njofton gjithë konsumatorët se sot në orët e hershme të mëngjesit kemi filluar të marrim avullin nga KEK-u, si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike. Kjo do të mundësojë vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme, gjë që nënkupton ndëprerjen e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut. Deri në orët e mesditës së sotme pritet stabilizim i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët”, thuhet në komunikatën e “Termokos”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.