Rihapen lokalet në Belgjikë pas rënies së numrit të rasteve me Omicron

Rihapen lokalet në Belgjikë pas rënies së numrit të rasteve me Omicron

Qeveria belge vendosi të premten lehtësimin e masave kundër Covid-19 në restorante, klube nate, bare dhe ambiente kulturore pas kulmit të valës së infeksioneve Omicron.

Nga e premtja e ardhshme, belgët do të jenë në gjendje të frekuentojnë përsëri klubet pasi ato do të rihapen dhe koha e mbylljes së detyrueshme për baret dhe restorantet do të hiqet, sipas ekspertëve të qeverisë.


Ndërsa, fëmijët e moshës 12 vjeç e lart nuk do të duhet të mbajnë maska në shkollë dhe katër ditët e detyrueshme në javë, për të punuar nga shtëpia do të jetë një rekomandim dhe jo një detyrim.

Numri i infeksioneve të reja ditore ka shënuar një rënie në vendin me një popullsi prej rreth 11.5 milion banorësh. Shifrat e infektimit të së premtes ranë 44% krahasuar me javën e kaluar.

Numri i pacientëve në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv është gjithashtu në rënie, megjithëse ka pasur më shumë vdekje për shkak të Omicron ditët e fundit. Shkalla e incidencës dy-javore është rreth 4 mijë infeksione për 100 mijë banorë.

Lexo edhe

Video