Rifillon ndeshja mes Watfordit dhe Chelseat

Rifillon ndeshja mes Watfordit dhe Chelseat

Ndeshja ndërmjet Watfordit dhe Chelseat ka rinisur pasi ishte ndërprerë për shkak të një urgjence mjekësore që është dashur t’i jepet një tifozi në tribuna.

Lojtarët e Chelseat dhe Watfordit u larguan nga fusha për shkak të një urgjence mjekësore tek tifozët gjatë pjesës së parë në “Vicarage Road”, përcjellë KosovaPress.


Pas 13 minutash të dy grupet e lojtarëve u drejtuan në dhomat e zhveshjes për shkak të situatës në tribuna.

“Lojë është ndërprerë këtu në Vicarage Road për shkak të një urgjence mjekësore në turmë.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Chelsea.

Kjo ndërprerje zgjati rreth 30 minuta.

Lexo edhe

Video

error: