Rice: Anglia heshti pesimistët me fitore kundër Gjermanisë

Rice: Anglia heshti pesimistët me fitore kundër Gjermanisë

Pas fazës së grupeve “Tre Luanët” morën shumë kritika, pavarësisht se regjistruan dy fitore dhe një barazim.

Mesfushori Declan Rice ka treguar që Anglia ka heshtur tifozët pesimistë me fitoren 2:0 kundër Gjermanisë në stadiumin “Wembley”, në kuadër të raundit të nokautit për Euro 2020, përcjell KosovaPress.

“Tre Luanët” fituan dy ndeshje dhe barazuan një në fazën e tyre te grupeve, por pranuan shumë kritika për shkak të stilit të lojës që aplikonin, ku regjistruan vetëm dy gola në tri ndeshje.


Sidoqoftë, edhe në ndeshjen kundër Gjermanisë, anglezët nuk ishin shumë produktivë në sulm, sidoqoftë golat nga Raheem Sterling dhe Harry Kane siguruan kualifikimin për në fazën e çerekfinales.

“Është e mrekullueshme, shumë tifozë nuk kanë pasur besim te ne, kishin parashikuar se do të eliminoheshim në fazë të grupeve. Kishte shumë ankesa në bazë të paraqitjeve, që nuk kemi shënuar gola sa duhet, por duam t’u tregojnë që janë gabim, në një stadium të mbushur me tifozë eliminuam Gjermaninë, dhe u kualifikuam tutje në këtë garë”, tha Rice.

“Pjekuria është një nga gjërat kryesore, je ndëshkuar me karton të verdhë, dhe duhet të jesh i vëmendshëm dhe i fokusuar. Raheem Sterling është duke treguar që është lojtar i madh, duke shënuar gola. Harry Kane është lojtar për ndeshje të mëdha, shënoi golin që e vulosi fitoren”, shtoi Rice.

Pasi mposhti skuadrën e Joachim Low, Anglia do të përballet me Kombëtaren e Ukrainës në çerekfinale.

Lexo edhe

Video