Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë Veriore.


Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesën  maqedonase.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja ndërsa specialistët thonë se ai tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri./A2

Lexo edhe

Video

error: