Rezultatet preliminare në Vushtrri, garë e ngushtë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së

Rezultatet preliminare në Vushtrri, garë e ngushtë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin në zgjedhjet komunale për kryetar të Vushtrrisë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Deri më tash janë numëruar 69.39 për qind ose 68 nga 98 vendvotime dhe kandidati i PDK-së ka 34.99 për qind ose 7137 vota.


Kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri renditet i dyti me 34.07 për qind ose 6983 vota.

Arsim Rexhepi i Lëvizjes Vetëvendosje renditet i treti me 26.24 për qind ose 5379 vota.

Katër kandidatët e tjerë sipas rezultateve preliminare aktualisht janë në kuotën nën 2 për qind.

Lexo edhe

Video

error: