Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, fitore kanë shënuar skuadrat si Manchester United, Roma e Real Betis, kurse Lazio e Monaco janë befasuar nga kundërshtarët e tyre, përcjell KosovaPress.
United e Roma regjistruan fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Evropës, ku “Djajtë e Kuq” mposhtën 2:0 Sheriff Tiraspolin, kurse “Giallorossët” shënuan fitore 3:0 kundër HJK.
Në anën tjetër, skuadra e Lazios ka pësuar humbje të thellë në udhëtim ndaj Midtjylland, ku ky i fundit e shkatërroi me rezultat 5:1.
Po ashtu, befasi ka bërë edhe skuadra e Ferencvarosit, e cila me rezultat minimal 1:0 ka triumfuar si mysafire e Monacos.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës.
Feyenoord 6:0 Sturm Graz
Midtjylland 5:1 Lazio
Monaco 0:1 Ferencvaros
Olympiacos 0:3 Freiburg
Qarabag 3:0 Nantes
Real Sociedad 2:1 Omonia
Sheriff Tiraspol 0:2 Manchester United
Trabzonspor 2:1 Crvena Zvezda
AS Roma 3:0 HJK
Betis 3:2 Ludogorets
Bodo/Glimt 2:1 Zurich
Braga 1:0 Union Berlin
Dynamo Kyiv 0:1 AEK Larnaca
Rennes 2:2 Fenerbahçe
Royale Union SG 3:2 Malmo FF