Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Rezultatet finale të votave me postë: VV 44.252, PDK 5.321, LDK 4.287, AAK 1.112

Rezultatet finale të votave me postë: VV 44.252, PDK 5.321, LDK 4.287, AAK 1.112

Në QNR ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 44.252 vota, pasuar nga PDK me 5.321, LDK 4287 dhe AAK 1112 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka deklaruar më herët se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, tha Elezi.


Pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga KQZ-ja, partitë dhe kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 24 orëve dhe pas PZAP-së, ankesa mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka dalë fituese me rreth 48 për qind të votave.

Lexo edhe

Video

error: