Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, deputetët e Listës Serbe lëshojnë sallën

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar sallën plenare në momentin e diskutimit për propozim-rezolutën e dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Të dhjetë deputetët serb lëshuan sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani mori fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.