Rezervat e Glaukut ndaj Byrosë

Rezervat e Glaukut ndaj Byrosë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka shprehur rezerva ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm.

Në fund të shqyrtimit të sotëm të këtij projektligji në Kuvend, Konjufca nuk mori fare pjesë në votim.

“Nga 61 deputetë, vetëm 45 kanë votuar. Kështu që konsideroj që nuk ka kuorum për këtë projektligj”, ka deklaruar Konjufca që vet nuk e ngriti fare dorën.


Kishte qenë vet Konjufca që herën e kaluar të njëjtin projektligj e kishte dërguar në Komisionin e Venecias për të marrë një opinion mbi të njëjtin para se të fillonte shqyrtimin në Kuvend.

Pas opinionit të Komisionit të Venecias, njohësit e sistemit të drejtësisë kanë kërkuar që Projektligji për Byronë Shtetërore të tërhiqet nga Kuvendi dhe të pësojë një rishikim të thellë.

Të njëjtin qëndrim e kanë pasur edhe nga opozita, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rekomandimet e “Venecias” do të merren parasysh mes dy leximeve. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.