Rexhep Selimi deklarohet i pafajshëm

Ish-anëtari Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në Hagë, lidhur me akuzat ndaj tij për pretendime për krime të luftës.

“Kam pasur kohë të mjaftueshme që bashkë me avokatin të shoh akuzën ta analizojmë. Ta kuptojmë, më lejoni që sot këtu të deklarohem që ndjehem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë”, tha Selimi.

Por gjykatësi i kërkoi atij që të jetë më i qartë në deklarimin e tij.


“Unë zakonisht i deklaroj ato çka i ndjej por po e përsëris edhe njëherë për procedurë, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës”, shtoi Selimi,.

Në seancën që po mbahet ndaj Rexhep Selimit në Hagë, avokati i tij ka thënë se do të kërkojnë lirimin e tij në këtë periudhë, meqë siç tha ai, nuk ka asnjë indikacion që i njëjti do të mund të ndikojë në dëshmitarë apo në asgjësim të provave.

“Ne do të bëjmë një kërkesë për lirim të përkohshëm, por desha të theksoj diçka lidhur me këtë temë, mbajtja në paraburgim apo arrestimi duhet të bëhet edhe mbi baza solide, e kjo është nëse ka rrezik të arratisjes. Dua të theksoj që klienti im ka bashkëpunuar edhe më parë, e ajo çka tha tani për mënyrën e arrestimit javën që shkoi, u kontaktua nga ZPS dhe ai u dorëzua vet. Këto janë indikacione solide që nuk ekziston rreziku i arratisjes. Çfarëdo që mendoj ai për këtë proces, për këtë gjykatë, nuk ka asnjë lloj indikacioni që ai do të influencojë të dëshmitarët apo do të asgjësojë provat apo diçka tjetër”, ka thënë mbrojtja e Selimit.

Lexo edhe

Video

error: