Reshjet e shiut turbulluan ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Reshjet e shiut turbulluan ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.


Sipas njoftimit, në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video