Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktojnë dëme të kulturave bujqësore në Obiliq

Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktojnë dëme të kulturave bujqësore në Obiliq

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se reshjet e shiut dhe breshërit në fshatin Graboc të kësaj komune, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të kulturave bujqësore, kryesisht dëme në pemishtet e kultivuesve.


Gashi ka shkruar në Facebook se duke qenë se reshjet gjatë ditës së sotme po vazhdojnë, komisioni për vlerësimin e dëmeve do të dalë në teren.

“I siguroj të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore se do të ofrohet përkrahja e nevojshme institiucionale”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

error: