Reshjet e borës, Rama fton qytetarët për kujdes: Ende ka rrugë që paraqesin rrezik

Reshjet e borës, Rama fton qytetarët për kujdes: Ende ka rrugë që paraqesin rrezik

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në kohën kur vendi po përballet me reshje bore dhe ngrica këto të zakonshme për stinën e dimrit.


Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, ata janë duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende ka rrugë që paraqesin rrezik.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.