Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, temperatura deri në -12°C

Reshje dëbore në veri të Shqipërisë, temperatura deri në -12°C

Shqipëria mbetet në ndikimin e të ftohtit polar duke sjellë mot, kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellime dhe vranësira te shpeshta do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore paraqitet moti në skajin verior.

Sipas MeteoAlb, orët në vijim karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit.


Era e ftohtë verilindore bën që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 8°C.

Era vijon nga verilindja duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Lexo edhe

Video