Republika Çeke do të merr 15 tanke Leopard 2A4 nga Gjermania

Republika Çeke do të merr 15 tanke Leopard 2A4 nga Gjermania

Republika Çeke do të merr 15 tanke Leopard 2A4 nga Gjermania dhe ka dërguar tanket e saj të epokës sovjetike në Ukrainë që nga fillimi i luftës në atë vend në shkurt të këtij viti, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Çekisë.

“Gjermania ka qenë partneri ynë kryesor ekonomik për një kohë të gjatë, por jo në fushën e mbrojtjes, dhe ne duam ta ndryshojmë këtë, jo vetëm në aspektin e tankeve, por në bashkëpunimin dypalësh në përgjithësi”, tha ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Chernochova.


Praga do të nisë gjithashtu negociatat me Gjermaninë për blerjen e 50 tankeve më moderne Leopard 2A7 + në vitet e ardhshme.

Ushtria çeke ka 30 tanke të modernizuara T-72M4CZ dhe disa dhjetëra që nuk janë modernizuar.

Vendi ka dërguar tashmë disa nga tanket e tij jo të modernizuara në Ukrainë, si dhe armë artilerie, automjete luftarake, pajisje kundërajrore dhe raketahedhës.

Lexo edhe

Video