Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Reporteri britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës i cili arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar. “Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.


Ndërkaq kur lufta ka hyrë në ditën e saj të 260-të, pas tërheqjes së trupave ruse nga Kherson, ukrainasit ngritën flamuj dhe festuan në rrugë.  Ashtu sikurse ky rajon, Presidenti Volodimir Zelensky u zotua se do të çlirohen dhe Donbassi me Krimenë. Fshati Hornostaivka i pushtuar nga Rusia, u bombardua nga Moska me raketa Grad për të bindur banorët të evakuoheshin. Kjo u raportua nga guvernatori i Kherson Oblast, Yaroslav Yanhushevych, duke shtuar se në sulm u vranë dy gra dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi.

Ndersa ekipet e shpëtimit dhanë ndihmë dhe evakuuan 110 civilë nga vendbanimet e rrezikshme në rajonin e Donetsk. Ndërkohë policia ka ndihmuar në evakuimin e 188 personave të tjerë. Nga 2 nëntori ka vazhduar evakuimi falas nga rajoni i Donetskut drejt komuniteteve territoriale të rajonit Ternopil. Siç është raportuar gjatë këtyre ditëve, rajoni i Donetskut është nën sulmin e vazhdueshëm të raketave ruse dhe  në rajon ka probleme me furnizimin me energji, ngrohje dhe ujë.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz u larguan nga rajoni, në të cilin 1,670,000 njerëz jetonin përpara pushtimit në shkallë të plotë. Deri në dimër, jo më shumë se 235,000 njerëz të përfshirë në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kritike duhet të mbeten në rajon.

Video