Rekordet e Messit kundër skuadrave angleze

Rekordet e Messit kundër skuadrave angleze

Ylli argjentinas Lionel Messi ishte protagonist mbrëmë në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Messi shënoi kundër Manchester Cityt golin e tij të parë në fanellën e PSG, duke e vulosur fitoren e gjigandit francez kundër kampionit të Premier Ligës, përcjell KosovaPress.

Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për PSG, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 kundër skuadrave angleze.

Lionel Messi ka një rekord fantastik të golave kundër skuadrave si Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool.

Më poshtë i gjeni rekordet e Messit kundër skuadrave angleze.


Arsenal – 6 ndeshje – 9 gola

Manchester City – 7 ndeshje – 7 gola

Manchester United – 6 ndeshje – 4 gola

Chelsea – 10 ndeshje – 3 gola

Tottenham – 2 ndeshje – 2 gola

Liverpool – 4 ndeshje – 2 gola

Lexo edhe

Video