Reja për ndërprerjen e lojës: Nuk mund ta duartrokas atë moment

Reja për ndërprerjen e lojës: Nuk mund ta duartrokas atë moment

Mbrëmë, Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi ndeshje kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” ku edhe pësoi humbje me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për polakët e shënoi Karol Swiderski në minutën e 77’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Pas golit të Swiderski, tifozët shqiptar reagojnë në mënyrë jo të mirë, duke hedhur gjësende drejt lojtarëve të kombëtares polake, duke bërë kështu që të ndërpritet ndeshja për 12 minuta.


Rreth kësaj situate ka reaguar edhe trajneri i Shqipërisë Edy Reja, i cili tregoi që kësi lloj momentesh do ta penalizojnë Kombëtaren dhe të gjithë Shqipërinë.

“Sigurisht, nuk mund ta duartrokas atë moment. Në atë moment kishim energjinë e duhur. Na penalizoi ndërprerja, në atë moment kishim motivin e duhur për të reaguar. Mbrapa ishte shumë e vështirë pasi kishte ndaluar ndeshja, më erdhi shumë keq dhe uroj që në të ardhmen kjo gjë mos të ndodhi më pasi kjo në nuk penalizon vetëm Kombëtaren, por edhe Shqipërinë”, tha Reja.

Me humbjen mbrëmë, Shqipëria tani renditet në pozitën e tretë në Grupin I të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022” me gjithsej 15 pikë, dy më pak se Polonia që tani renditet e dyta.

Lexo edhe

Video

error: