Refuzoi Premier Ligën, Romagnoli pritet t’i bashkohet rivalit të Milanit

Refuzoi Premier Ligën, Romagnoli pritet t’i bashkohet rivalit të Milanit

Mbrojtësi italian, Alessio Romagnoli, tani është në formën e lojtarit të lirë pasi që nuk e vazhdoi qëndrimin e tij te Milani.

Ndërkaq, skuadra e re e Romagnolit është bërë e ditur, ku italiani pritet t’i bashkohet rivalit të Milanit në Serie A, Lazios.


Siç raportohet nga gazetari, Gianluca DiMarzio, Lazio do të nënshkruajë me Alessio Romagnolin në formën e lojtarit të lirë, pasi që ka akord nga të dy palët për një marrëveshje.

Romagnoli do ta nënshkruajë kontratën e tij të re me Lazion, e cila do ta mbajë atë në “Olimpico” deri në muajin qershor të vitit 2027.

Romagnoli ka refuzuar oferta nga Premier Liga, respektivisht nga skuadra e Fulhamit, vetëm për t’iu bashkuar transferimeve të reja, Nicolo Casale dhe Mario Gila te Lazio.

Lexo edhe

Video