Referi që i kërkoi falje Gerrardit do të ndajë drejtësinë në derbin mes Cityt dhe Liverpoolit
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Liverpooli dhe Manchester City do të përballen këtë të shtune në “Etihad”, por për dallim nga sezonet e kaluara, dy gjigantët anglezë tani takohen në rrethana të ndryshme.

Liverpooli e kërkon fitoren të shtunën me qëllimin për të shtuar presionin në Tottenhamin dhe Newcastle United për një vend në Ligën e Kampionëve, kurse City synon që ta vazhdojë me fitore garën drejt titullit dhe të zvogëlojë diferencën e pikëve me liderin e tabelës, Arsenalin, raporton KosovaPress.

Siç qëndrojnë gjërat, këtë sezon për dallim nga të tjerët, Arsenali është rivali i Cityt për titull dhe jo Liverpooli.

Tani, për derbin e së shtunës mes Cityt dhe Liverpoolit, i cili zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në “Etihad”, Premier Liga e ka caktuar gjyqtarin.

Premier Liga e ka konfirmuar se Simon Hooper do të jetë referi i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jen Adrian Holmes dhe Simon Long.

Kjo nuk është hera e parë që Hooper ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të Cityt ose Liverpoolit. Në shtator, ai u detyrua që t’i kërkoj falje legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi që i kishte mohuar Aston Villas golin e fitores ndaj Cityt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024