Referendumi serb, Policia: Situata në Kosovë ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Referendumi serb, Policia: Situata në Kosovë ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Kosovë, Policia e Kosovës, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit kushtetues si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë.


Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë, thuhet në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend.

Lexo edhe

Video