Referendumi në Serbi, Zyra e Presidentes: Kosova mbajti qëndrim parimor

Referendumi në Serbi, Zyra e Presidentes: Kosova mbajti qëndrim parimor

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.  


“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela.

Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute të shtunën ndaloi mbajtjen e referendumit së sotëm serb edhe në Kosovë. 

Lexo edhe

Video