Reçica: Askush s’do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim

Reçica: Askush s’do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se pandemia COVID-19 ka rënduar funksionimin e mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, ai është i përkushtuar për t’i mbështetur dhe gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Valbona Çitaku nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, dhe Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF, me të cilat ka diskutuar për punën që strehimoret kanë bërë në periudhën e vështirë me pandemi, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.


Ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit të tij si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Si ministër vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, por në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore për aq sa kemi pasur mundësi”, tha ai.

Lexo edhe

Video