Realizohet pagesa e pensioneve me shtesë 100 euro

Realizohet pagesa e pensioneve me shtesë 100 euro

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria e Kosovës.

69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë, ka shkruar ai në Facebook.


Qeveria e Kosovës në tetor ka marrë vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Ministri i Financave Murati asokohe njoftoi se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për derisa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: