Realizohen mbi 370 teste rapide në sheshin “Shatërvan” në Prizren

Realizohen mbi 370 teste rapide në sheshin “Shatërvan” në Prizren

Në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit të enjten kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.

Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.


Drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”. Kështu thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Prizrenit.

Përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është Komunë që ka realizuar numrin më të madh të testeve dhe e vetmja që ofron pakon e shërbimeve për Covid-19, ku përfshihen testet rapide, testet serologjike, testet D-Dimer dhe analizat e tjera të nevojshme.

Lexo edhe

Video

error: