Real Madridi ka marrë tri pikë tejet të vështira në ndeshjen e [arë të fazës së grupeve.
“Los Blancos” kanë marrë tri pikë në ndeshjen e parë të grupit C duke mposhtur Union Berlinin në shtëpi, transmeton KosovaPress.
Skuadra e Carlo Ancelotti e dominoi tërësisht ndeshjen, por gjermanët ishin të pathyeshëm në mbrojtje deri në sekondat e fundit të ndeshjes kur Jude Bellingham realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës së gjermanëve.
Ndeshja tjetër e cila u zhvilluar në të njëjtën kohë, ajo ndërmjet Galatasarayt dhe Kopenhagen po ashtu përfundoi me barazim, por rezultati ishte 2-2. Kjo sfidë ishte e vlefshme për grupin A të Ligës së Kampionëve.