Reali, PSG e City e nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve

Reali, PSG e City e nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Celtic Park”, kampioni aktual i kësaj gare, Real Madridi, ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress.

Golat për “Galaktikët” i shënuan Vinicius Junior (minuta e 56’), Luka Modric (minuta e 60’) dhe Eden Hazard (minuta e 77’).

Fitore sot regjistroi edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain, i cili e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1, skuadrën e Juventusit.

Kylian Mbappe shkëlqeu te PSG me dy gola, kurse golin e fundit të ndeshjes, dhe të nderit për Juventusin e shënoi mesfushori amerikan, Weston McKennie.

Po ashtu, PSG dhe Realit me fitore i bashkëngjitet edhe kampioni anglez, Manchester City, i cili e shkatërroi Sevillan si mysafirë me rezultat 4:0.

Haaland me dy gola, Foden dhe Dias me nga një i siguruan Cityt tre pikët e para të këtij edicioni të ri të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, kampioni italian, AC Milan nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen kundër RB Salzburgut, ku rezultati final i ndeshjes ishte 1:1.


Golin për austriakët e shënoi Noah Okafor, kurse te “Rossonerët” golashënues ishte Saelemaekers.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve i gjeni më poshtë.

Dinamo Zagreb 1:0 Chelsea

Borussia Dortmund 3:0 Copenhagen

Celtic 0:3 Real Madrid

Paris Saint-Germain 2:1 Juventus

RB Salzburg 1:1 AC Milan

Sevilla 0:4 Manchester City

Lexo edhe

Video