Reali mposhtë Elchen dhe kalon në çerekfinale të Copa Del Rey

Reali mposhtë Elchen dhe kalon në çerekfinale të Copa Del Rey

Real Madridi ka kaluar në fazën çerekfinale të Copa del Rey pasi ka mposhtur Elchen me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Gjatë gjithë 90 minutave u zhvilkua një lojë e barabartë në fushë me Real Madridin që nuk arrinte ta impononte lojën e tyre të zakonshme dhe rezultati mbeti 0-0 duke bërë kështu që ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.


Pjesa e parë e vazhdimeve nuk shkoi aspak mirë për Realin. Fillimisht nga loja u përjashtua braziliani Marcelo dhe më pas vendasit kaluan më epërsi me golin e shënuar nga Verdu në minutën e 103′, transmeton KosovaPress.

Në 15 minutëshin e dytë “Los Blancos” e gjetën golin e barazimit në minutën e 108′ me spanjollin Isco dhe më pastaj belgu Eden Hazard shënoi për 2-1 në minutën e 115 dhe fitoren e Realit dhe kalimin në fazën tjetër të Copa del Rey.

Lexo edhe

Video