Reali mposht Betisin, vazhdon pa humbje në La Liga

Reali mposht Betisin, vazhdon pa humbje në La Liga

Ka përfunduar ndeshja mes gjigantit spanjoll, Real Madrid dhe skuadrës së Real Betisit, ku nikoqirët kanë arritur të sigurojnë pikët e plota.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kampioni evropian, Real Madrid e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Real Betisit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili shënon qysh në minutën e 9’ për të kaluar madrilenët në epërsi prej 1:0.


Betisi arriti ta gjej golin e barazimit tetë minuta më vonë, ku Sergi Canales shënon në minutën e 17’ për të barazuar shifrat në 1:1.

Golin e fundit të ndeshjes dhe të fitores për Realin e shënoi Rodrygo, i cili në minutën e 65’ e vulos rezultatin final në 2:1.

Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e Realit në sezonin e ri 2022/23 të La Ligas, ku tani gjendet në pozitën e parë në kuotën e 12 pikëve, krahas Real Betisit që zë vendin e dytë me nëntë pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Real Madridit.

Lexo edhe

Video