Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi befasi dhe rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Reali e ka mposhtur Napolin si mysafirë me shifrat 3:2, raporton KosovaPress.
Një autogol nga portieri i Napolit, Alex Meret (minuta e 78’) dhe golat nga Vinicius Junior (minuta e 27’) dhe Jude Bellingham (minuta e 34’) i siguruan sot Realit fitoren. Ndërkaq, te Napoli golashënues ishin Leo Ostigard (minuta e 19’) dhe Piotr Zielinski (minuta e 54’).
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Interit, e cila me golin e Marcus Thuram e mposhti Benfican 1:0.
Ndërkaq, Arsenali dhe Manchester United u mposhtën nga Lens, respektivisht Galatasaray.
Lens e mposhti Arsenalin 2:1, kurse Manchester United u mposht 3:2 nga Galatasaray.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve i gjeni më poshtë.
