Reali i afrohet Barcelonës, mposht Cadizin

Reali i afrohet Barcelonës, mposht Cadizin

Kampioni i La Ligas, Real Madridi ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen me Cadizin, duke iu afruar në vetëm dy pikë liderit të tabelës, Barcelonës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur Cadizin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi brazilian, Eder Militao i cili kaloi Realin në epërsi në minutën e 40’ të ndeshjes.


Kampioni evropian arriti ta gjejë edhe golin e dytë të ndeshjes kundër Cadizit, ku Toni Kroos shënon një super gol në minutën e 70’.

Skuadra e Cadizit arriti ta ngushtojë epërsinë e Realit në 2:1 falë golit të Lucas Perez në minutën e 82’, por që nuk ishte i mjaftueshëm pasi që ishte i fundit në ndeshjen e sotme.

Reali triumfon me rezultat 2:1, dhe ngjitet në kuotën e 35 pikëve, dy sosh më pak se lideri i tabelës, Barcelona, ndërsa Cadizi zë vendin e 19 në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara.

Lexo edhe

Video