Reali e bën të pamundurën, mposht Velncian me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes-video

Reali e bën të pamundurën, mposht Velncian me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes-video

Reali e bën të pamundurën, mposht Velencian me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes-video

Real Madridi ka marr tri pikë të vuajtur por më shumë vlerë në javën e pestë të kampionatit spanjoll La Liga.

“Los Blancos” e kanë mposhtur Valencian me anë të një përmbysje spektakolare në minutat e fundit të ndeshjes me rezultatin 2-1, përcjellë KosovaPress.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Hugo Duro i dha epërsinë Velencias në minutën e 66’ dhe ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri katër minuta para përfundimit.


Vinicius Jr e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 86’ dhe vetëm dy minuta më vonë Karim Benzema shënoi për 2-1 dhe përmbysjen e madhe te rezultatit si dhe sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme për skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti.

Reali tani e kryeson La Ligan me 13 pikë, kurse Valencia mbettë në vendin e tretë me 10 pikë.

Lexo edhe

Video