Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, të vlefshme këto për xhiron e tretë të fazës së grupeve të këtij sezoni.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Braga”, Reali e ka mposhtur skuadrën e Bragas me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Fitore me rezultat të njëjtë 2:1 regjistroi edhe Arsenali, i cili e mposhti 2:1 si mysafirë skuadrën e Sevillas.
Te “Topçinjtë” golashënues ishin Martinelli (minuta e 45+4’) dhe Gabriel Jesus (minuta e 53’), kurse te Sevilla shënoi Nemanja Gudelj (minuta e 58’).
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Harry Maguire, i cili i siguroi fitoren United në minutën e 72’ të ndeshjes.
Për United kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pas tri ndeshjeve të zhvilluara.