Real Madridi shpall zgjedhjet për president të ri

Real Madridi shpall zgjedhjet për president të ri

Pas Barcelonës, edhe Real Madridi do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ri.

Real Madrid, përmes një deklarate në faqen e saj të internetit, raportoi se presidenti i klubit, Florentino Perez, dhe Bordi i tij i kanë kërkuar Bordit Zgjedhor fillimin e procedurës për mbajtjen e zgjedhjeve për presidencën e Real Madridit, përcjellë KosovaPress.


“Presidenti, pasi dëgjoi Bordin e Drejtorëve të mbajtur sot, dhe në përputhje me nenin 38 seksioni b të akteve nënligjore të Real Madrid CF, i ka kërkuar Bordit Zgjedhor të fillojë procedurën për thirrjen e zgjedhjeve për President dhe Bordin e Drejtorëve”, thuhet në njoftimin e gjigantit spanjoll.

Kujtojmë se para pak javësh edhe Barcelona iu nënshtrua një procesi zgjedhor ku Juan Laporta u zgjodh president i ri i klubit duke e zëvendësuar Jozef Maria Bartomeun.

Lexo edhe

Video

error: