Real Madridi konfirmon listën e 26 lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi konfirmon listën e 26 lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Dy ditë para finales së Ligës së Kampionëve, Real Madridi e ka konfirmuar skuadrën prej 26 lojtarëve, ku janë përfshirë edhe Eden Hazard e Gareth Bale.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet këtë të shtunë në Paris, ku Liverpooli do të përballet me Realin në një përsëritje të finales së vitit 2018.

Ndërsa java po shkon drejt fundit, të dyja skaudrat do të finalizojnë përgatitjet e tyre për finalen, ku Jurgen Klopp dhe lojtarët e tij do të fluturojnë për në Francë të premten.

Liverpool pritet të konfirmojë skuadrën e grumbulluar për finale pak para fluturimit të tyre, por Reali ka njoftuar tashmë 26 lojtarët e tij të përfshirë.

Listën prej 26 lojtarëve të grumbulluar nga Real Madridi e gjeni më poshtë.


Portierët: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtësit: Alaba, Militao, Nacho, Carvajal, Mendy, Marcelo, Vallejo

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Camavinga, Vazquez, Ceballos, Isco

Sulmuesit: Benzema, Vinicius Junior, Rodrygo, Bale, Hazard, Asensio, Jovic, Mariano

Lexo edhe

Video