Real Madridi i obliguar të fitojë ndaj Cadizit, formacionet e mundshme

Real Madridi i obliguar të fitojë ndaj Cadizit, formacionet e mundshme

Barazimi me Gironan dhe humbja nga Rayo Vallecano kanë bërë Real Madridi të mbetet pesë pikë prapa Barcelonës në kreun e tabelës.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të ballafaqohet sonte me Cadizin në “Santiago Bernabeu” me objektivin për fitore, përcjellë KosovaPress.

Cadizi është skuadra e parafundit në renditjen e La Ligas, por “Los Blancos” kanë shfaqur shumë probleme së fundi ndaj skuadrave në pjesën e poshtme të tabelës.


Ndeshja fillon nga ora 21:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Tchouameni, Kroos, Modric, Asensio, Vinicius, Benzema.

Cadiz: Ledesma, Hernandez, Fali, Chust, Espino, Bongonda, San Emeterio, Fernandez, Ocampo, Sobrino, Lozano.

Lexo edhe

Video