Real Madrid kërkon të ruaj hapin me Atleticon, zhvillon sot ndeshje kundër Celta Vigos

Real Madrid kërkon të ruaj hapin me Atleticon, zhvillon sot ndeshje kundër Celta Vigos

Real Madrid do të kërkoj sot fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat, ku e vazhdon kompeticionin e La Ligas si mysafirë në ndeshjen me Celta Vigon.

“Galaktikët” momentalisht gjenden në pozitën e tretë në tabelë, gjashtë pikë larg liderit Atletico Madridit, kurse Celta Vigo okupon pozitën e 10-të, ku kanë arkëtuar vetëm 34 pikë nga 27 ndeshje këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Zidane e ka konfirmuar se do të jetë pa shërbimet e Carvajal, Hazard, Mariano, Odriozola dhe Sergio Ramos, kurse tek Celta në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Avarez, Blanco dhe Emre Mor.


Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Celta Vigo (4-4-2): Villar; Mallo, Araujo, Murillo, Martin; Mendez, Tapia, D Suarez, Nolito; Mina, Aspas

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio

16:15 Celta Vigo (10) – Real Madrid (3) (Stadiumi De Balaidos)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.