Real fiton El Clasicon numër 277

Real fiton El Clasicon numër 277

Futbollistët e Barcelonës kanë humbur pozitën e liderit në La Liga.

Ata sonte në udhëtim humbën nga Real Madrid me rezultat 2:0.

Golin e parë në takim e shënoi Vinicius Junior në minutën 71.

Fitoren për vendësit e konfirmoi Mariano në minutën e dytë të kohës shtesë.

Pas kësaj humbjeje, Barcelona zbret në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë.

Real Madrid tash ka 56 pikë në vendin e parë, pas 26 ndeshjesh.


Ky ishte derbi numër 277 në historinë e dy skuadrave më të mira të Spanjës në futboll, transmeton KosovaPress.

 

 

 

 

Lexo edhe

Video

error: