Reagon Varane mbi situatën e Mbappes te Kombëtarja e Francës

Reagon Varane mbi situatën e Mbappes te Kombëtarja e Francës

Raphael Varane ka thënë që Kombëtarja e Francës do të qëndrojë e bashkuar në momente të mira dhe në ato të këqija, pasi që bashkëkombësi i tij Kylian Mbappe është duke e konsideruar një pushim nga futbolli me kombëtare, pas paraqitjeve jo të mira të Francës në Euro 2020.

Mbappe e humbi penalltinë e fundit në ndeshjen ku Franca u eliminua në raundin e eliminatoreve nga Kombëtarja e Zvicrës në Euro 2020, përcjell KosovaPress.

Tani, raportohet se Mbappe dëshiron të largohet për ca kohë nga Kombëtarja e Francës, për shkaqe se ylli 22 vjeçar ndjehet sikur nuk e ka përkrahjen e skuadrës.


Rreth kësaj situate foli mbrojtësi i Manchester United Raphael Varane, ku tregoi që pavarësisht komenteve të fundit Kombëtarja e Francës do të qëndrojë e bashkuar.

“Unë mendoj që në grupin që kemi, është shumë e qartë dhe ishte e qartë edhe pas ndeshjes, që ne jemi të bashkuar. Kur gjërat shkojnë mirë dhe kur kemi edhe zbatica, ne e marrim përgjegjësinë të gjithë së bashku, dhe nuk e lëmë askënd anash”, tha Varane.

“Kështu do të qëndrojmë si grup, dhe ky është mentaliteti jonë që kemi. Filozofia jonë. Ne nuk do ta ndryshojmë këtë gjë”, shtoi mbrojtësi francez.

Franca do të zhvillojë nesër ndeshje me Kombëtaren e Belgjikës me fillim nga ora 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për fazën gjysmëfinal të Ligës së Kombeve.

Lexo edhe

Video

error: