Reagon Shkurte Fejza: Edhe artistët kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë

Reagon Shkurte Fejza: Edhe artistët kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka reaguar për menaxhimin e pandemisë.

Në një shkrim të publikuar nga vajza e saj Gresa Behluli, ajo flet për faktin që këngëtarët tash e një vit kanë mbetur pa dasma, koncerte e ahengje muzikore.


Ajo shkruan se u bë padrejtësi ndaj mos-lejimit të organizimit të dasmave me 50 për qind të kapaciteteve, ndërkohë që partitë politike për vete i kishin të mbushura sallat plot gjatë fushatës elektorale të këtij viti.

“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, shkruan Shkurte Fejza.

Video