Reagon SBASHK për Ligjin e skemave pensionale: Diskriminimi vazhdon

Reagon SBASHK për Ligjin e skemave pensionale: Diskriminimi vazhdon

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka reaguar pas ndryshimit të Ligjit për skemat pensionale.

Sipas kësaj sindikate ndryshimet këtij ligji kanë ndodhur: “Sa për të thënë, diskriminimi vazhdon”.


“Qeveria Kurti duke  u trimëruar me numrin e votave vazhdon të  nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje  pa bërë konsulta  me palët  që preken me këto vendime e Ligje.  Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. SBASHK-u në pritje që do të ftohen sindikatat nga  komisioni dhe Ministri  Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime, kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete , që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj. Mirëpo,  Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe  u votuan  ndryshime  sa për të thënë  e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta”, thuhet në njoftim.

Sipas SBASHK-ut, me këto ndryshime preken ligjet tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, i cili  si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor  të Republikës së Kosovës kohën nga  viti shkollor 1989   e deri më  31 tetor  1999, kur edhe kishte përfunduar viti shkollor, që ishte zgjatur me vendimin e organeve të Kosovës të asaj kohe.

Lexo edhe

Video