Reagon gjyqtari që goditi Robertsonin me bërryl
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndihmës referi që po hetohet për incidentin kur ai goditi me bërryl në fyt yllin e Liverpoolit, Andrew Robertson, ka thënë se është i përgatitur për çfarëdo që të vendosë Federata e Futbollit Anglez.

Constantine Hatzidakis i është thënë se nuk do të drejtojë një ndeshje tjetër, derisa të kryhen hetimet e rastit në fjalë, raporton KosovaPress.

Duke folur në shtëpinë e tij në jug të Londrës, ai tha:

“Çfarëdo që të ndodhë, ndodh. Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Nuk mund të flas për atë që ka ndodhur”, tha Hatzidakis.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Robertson pretendoi se ndihmës-referi e goditi atë me bërryl në fytyrë pasi që skocezi iu afrua atij, përgjatë derbit të Premier Ligës në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Goditja me bërryl u kap edhe nga kamerat, me Robertson dhe shokët e tij të skuadrës që protestonin të nevrikosur drejt gjyqtarit të ndeshjes për incidentin.

Robertsonit iu dha një karton i verdhë për rolin e tij në këtë përplasje, ndërsa referi 38-vjeçar është larguar nga detyra ndërsa FA po kryen hetimet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024