Reagon ashpër Toverlani: Mediat më trajtuan si kriminel, së shpejti takohem me Shpend Ahmetin

Reagon ashpër Toverlani: Mediat më trajtuan si kriminel, së shpejti takohem me Shpend Ahmetin

Trajneri i futbollit Afrim Toverlani ka reaguar ashpër përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook” në lidhje me zhvillimet e fundit ku u raportua se ai e kishte sulmuar me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe si pasojë e kësaj edhe u arrestua nga policia e Kosovës.

Toverlani ka thënë se njihet shumë moti me Ahmetin dhe ka akuzuar mediat duke thënë se ato e trajtuan si një kriminel, edhe pse, siç thotë ai, duke mos pasur asnjë fakt mbi të vërtetën e rastit.


“Falenderoj të gjithë të cilët kanë shprehur interesim lidhur me rastin tim. Jam shumë i befasuar nga ana e mediave të Kosovës se si e kanë trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik në raport me mikun tim Shpend Ahmeti. Në fakt e vërteta e këtij rasti është shumë më ndryshe dhe se unë njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk është e vërtetë se e kam kërcënuar, gjë të cilën e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me postimin e tij në profilin personal në Facebook.”, ka shkruar Toverlani.

Më tutje Toverlani e ka falënderuar Ahmetin për deklarimin korrekt në lidhje me këtë rast dhe ka shtuar se së shpejti do të takohen për një kafe së bashku.

“E falenderoje për deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse unë e kam kërcënuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e vërteta e këtij rasti nuk është pasqyruar nga ana e mediave se si ka qenë puna dhe më kanë trajtuar si një “kriminel” duke mos pasur asnjë fakt apo edhe prove mbi te vërtetën e rastit. Është për të ardhur keq se si mediat e Kosovës keqpërdorin emrat tone qe te përfitojnë për interesat e tyre!  Së shpejti do te pimë kafe me Shpendin…”, ka shkruan në fund ai.

Lexo edhe

Video