Reagojnë gastronomët: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

Reagojnë gastronomët: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, paralajmëroi masa të reja kundër Covid-19 në ditët në vijim.

Ndër to kufizimi i lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, i cili ka thënë se nuk do të pranojnë këto masa pa u takuar edhe njëherë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kllokoqi pranon se situata është e rënduar, por shtoi se mbyllja nuk është zgjidhje.

Ky është reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Miq e mikesha, të dashur gastronomë.

Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën.

Situata është rënduar,  personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum.


Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë.

Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen!

Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!

Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë!

Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!

Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!

Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave!

Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume!

VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!!

Lexo edhe

Video

error: