Reagimi i plotë i FC Prishtinës për ndeshjen kundër Lincoln

Reagimi i plotë i FC Prishtinës për ndeshjen kundër Lincoln

Tashmë është anuluar takimi ndërmjet Lincol dhe Prishtinës në kuadër të parakualifikimeve në Evropa Ligë.


Takimi u anulua nga autoritetet e Gjilbratari, kjo pasi skuadra e Prishtinës kishte plotë 8 futbollistë të infektuar me Covid-19.

Prishtina përmes një postimi zyrtar në “Facebook”, e ka konfirmuar anulimin e ndeshjes si dhe fajin ia ka hedhur autoriteteve lokale atje për mos zhvillim e ndeshjes.


“Anulohet sërish ndeshja


Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet.

FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit.

FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë.

Skuadra kthehet sonte në Prishtinë”

Lexo edhe

Video