RB Leipzig-PSG, formacionet e mundshme dhe analizë

RB Leipzig-PSG, formacionet e mundshme dhe analizë

RB Leipzig pret në stadiumin “Red Bull Arena” skuadrën e Paris Saint-Germain me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat hynë në këtë ndeshje me qëllim për të arkëtuar tre pikë të plota pas humbjes nga Manchester United, ku në xhiron e parë PSG humbi si vendas ndaj “Djajve të Kuq” me rezultat 1:2 dhe RB Leipzig pësoi disfatë të thellë në udhëtim në “Old Trafford” me rezultat 5:0.

Në ndeshjen e sotme, Leipzig do të jetë pa Marcel Halstenberg i cili mungon për shkak të lëndimit në muskul, pa Fabrice Hartmann i cili po vuan nga një lëndim në gju së bashku me Lucas Klosterman dhe listën e mungesave e përmbyll Konrad Laimer që është i lënduar në nyje të këmbës.


PSG ka udhëtuar drejt Gjermanisë me shumë mungesa të formacionit bazë. Maurio Icardi pritet të mungojë ku është i lënduar në gju, Paredes mori një goditje në ndeshjen e fundit të PSG, Verratti me një lëndim në biceps, Draxler dhe Neymar mungojnë për shkak të tërheqjeve të muskujve, Bernat do të mungojë tërë edicionin pas këputjes së ligamenteve dhe listën e përmbyll Alexandre Letellier i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

RB Leipzig (4-2-3-1): Gulasci; Henrichs, Orban, Upamecano, Angelino; Kampl, Sabitzer; Nkunku, Forsberg, Olmo; Poulsen

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Kurzawa; Herrera, Marquinhos, Gueye; Sarabia, Kean, Mbappe

Lexo edhe

Video